Apartament Me Pamje Nga Deti Per Shitje Ne Radhime Vlore Shqiperi


Apartament 2+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një zonë strategjike, pranë vijës bregdetare të Radhimes. Me një pozicion të përsosur gjeografik, në mes të Rivierës Shqiptare. Vetëm pak minuta larg me makinë nga Vlora, Llogoraja, Himara, Drimadha(Dhermiu) dhe Saranda. Një rezidencë krejt e re me një arkitekturë moderne, tre pishina dhe plazh privat. Një vend unik, i rrethuar nga gjelbërimi dhe pranë çdo shërbimi të nevojshëm. Ofron komoditet, jetesë luksoze dhe qetësi të pafundme. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja! 

 

Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri

  • Sipërfaqja totale - 78,5 m²
  • Hapësira të përbashkëta - 9 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 69,5 m²
  • Dhomë ndenjeje
  • Kuzhinë
  • Dy dhoma gjumi
  • Një banjo
  • Një ballkon i madh me pamje nga deti
  • Ndodhet në katin e 3-të
  • 5 kate në rezidencë
  • Ndërtime me cilësi të shkëlqyer për një jetesë komode
  • Ashensor në ndërtesë
  • Tre pishina + Plazh privat
  • Perdorimi i plazhit dhe i pishinës eshte i përfshire në çmimin e shitjes
  • Bare, restorante, furrë buke, markete dhe dyqane të ndryshme aty pranë
  • Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Një projekt innovacioni që ofron privatësi, siguri, qetësi dhe stil jetese luksoz
  • Ndërtimi do të përfundojë në fund të vitit 2025
  • Një garazh eshte i përfshire në çmimin e shitjes
  • Pranë plazhit
  • 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
  • 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
  • 20 minuta nga Dhermiu (Drymades)
  • 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
  • 2 orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës





Similar Listings