Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Green Coast, Palasë-Dhermi, Vlorë Shqipëri. Të lodhur nga trafiku i rënduar, ajri i ndotur, zhurma e vazhdueshme dhe stresi i përditshëm i jetës në qytet. Gjithmonë keni ëndërruar të keni një shtëpi në një zonë të bukur, përballë plazhit, me një mjedis të mrekullueshëm natyror, të qetë, privat, lehtësisht të aksesueshem por prane faciliteteve urbane dhe në një vendpushim prestigjioz me komoditetin, elegancën dhe luksin në mendje. Ja ku është, e disponueshme për një çmim të pakrahasueshëm! Në Green Coast Residence në Dhërmi, përballë plazhit të Palasës. Jo vetëm një rezidencë, por një komunitet modern i rrethuar brenda fshatit Drymades. Bëjeni tuajin dhe shijoni jetën në maksimum duke përfituar nga të gjitha avantazhet që ky vendpushim ofron!
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Green Coast Resort Në Palasë, Vlorë Shqipëri. Pse të investoni në Amalfi, kur mund të keni të njëjtën bukuri mesdhetare dhe të njëjtin stil jetese si në Rivierë — por me një kosto shumë më të ulët? Zgjidhni Green Coast Resort, një vend të mrekullueshëm ku deti takohet me malet dhe toka duket se prek qiellin. I pozicionuar në bregdetin e Palasës në zonën e Dhërmiut, zemra e Rivierës Shqiptare. Jo vetëm në një distancë të shkurtër nga destinacionet e tjera të rajonit, por edhe vetëm një fluturim i shkurtër nga qendrat kryesore të Evropës. Bregdeti i Vlorës dhe Green Coast Resort po rriten me shpejtësi në popullaritet dhe gjithashtu në vlerë në tregun e pasurive të patundshme, prandaj nxitoni dhe bëjeni këtë apartament tuajin. Këtu do të gjeni gjithçka që Amalfi mund t'ju ofrojë, por shumë më tepër privatësi, ekskluzivitet, qetësi, siguri dhe një stil jetese prestigjioz.
Apartament I Ri Për Shitje Në Palasë-Dhermi, Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vendpushimi të qetë veror, një vend per nje fundjavë romantike apo një investim me potencial të lartë per qera, ky apartament i plotëson të gjitha kërkesat. I vendosur në Green Coast 2 - një rezidencë e re në ndërtim e sipër me një arkitekturë mbresëlënëse dhe me të gjitha sherbimet kryesore brenda saj. Ju jeni vetëm pak minuta larg detit Jon, kanioneve, parqeve kombëtare, ngjitjeve malore, vendeve historike por edhe pjesë e një komuniteti elitar me një stil jetese luksoz. E tëra çfarë duhet të bëni është të shijoni në të njëjtën kohë qetësinë dhe te relaksoheni, të përjetoni aventurën dhe të arrini lehtësisht në destinacione të tjera të Evropës. Shtëpia juaj e ëndrrave është vetëm një vendim larg!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Green Coast Dhërmi, Vlorë, Shqipëri. Investimi në pasuri të paluajtshme mund të jetë një mënyrë e mirë për të siguruar të ardhmen tuaj financiare. Sidomos kur përfshin një vendndodhje strategjike dhe mahnitëse në të njëjtën kohë, si bregdeti i Shqipërisë. Green Coast Resort ofron një mundësi ideale për përdorime sezonale gjate veres ose për të jetuar gjatë gjithë vitit. Ka një ekuilibër të përsosur midis qëllimit të biznesit dhe një stili jetese luksoz dhe të qetë. I vendosur pranë plazhit, me pamje mahnitëse të maleve, në zemër të Rivierës Shqiptare, në harmoni me historinë e vjetër dhe jetesën moderne mesdhetare, gjithashtu klima e rajonit me kaq shumë ditë me diell është një favor i madh. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim te rralle!