Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Me Qera Afatgjate Ne Vlore, Shqiperi. Ky apartament është një mundësi ideale për një familje që kërkon një shtëpi të qetë, të rehatshme dhe funksionale, afër të gjitha shërbimeve thelbësore si shkolla, tregje, kafene, restorante dhe dyqane. I vendosur vetëm pak hapa larg qendrës së qytetit dhe shëtitores së bukur Lungomare, ai kombinon në mënyrë të përkryer qetësinë me akses të menjëhershëm në gjithçka që ju nevojitet për një stil jetese të rehatshëm.
Apartament Perballe Detit Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Vendi i arratisjes suaj buzë detit në Rivierën Shqiptare po ju pret! Zbuloni një mundësi të pakrahasueshme për një çmim të rrallë - në qytetin më të madh, më të kërkuar dhe më tërheqës të Rivierës Shqiptare. I vendosur në Vlorë, përgjatë bregut të detit Adriatik në vijën e parë në zonën e lungomares. Ky apartament i ri, ende në ndërtim e sipër, ju fton të zgjoheni me tingujt e valëve dhe pamjet marramendëse të gjirit të Vlorës. Ai ofron kombinimin ideal të qetësisë, komoditetit dhe një stili jetese elitar. Me arkitekturë moderne, një ambient të brendshëm të ndriçuar nga dielli per gjate dites dhe me gjithçka që ju nevojitet fare prane- çdo ditë do te ndiheni sikur te jeni me pushime nderkohe qe jeni ne shtëpi. Nxitoni dhe bëjeni tuajën!
Pasuri Te Patundshme Shqiptare Per Shitje Ne Vlore Ne Twin Resort. Ndodhet në Radhimë, një zonë e bukur dhe e qetë e qytetit. Zemra e gjirit të Vlorës e njohur për ujin e kristaltë të detit, afërsinë me gjelbërimin e malit të Lloagarës dhe për distancën e shkurtër me rivierën shqiptare. Mos e humbisni mundësinë për të zotëruar një pronë në këtë resort prestigjioz!