Pronë Komerciale Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo ndërtesë 3-katëshe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe më të qeta të Vlorës. Vetëm pak hapa larg bulevardit më të ri të qytetit dhe zonës historike. Lehtësisht e aksesueshme dhe e rrethuar me te gjitha sherbimet e nevojshme. Me një arkitekturë antike dhe oborr privat. Gjithashtu ka ambiente të brendshme të ndriçuara mirë me potencial të larte për riorganizim teper te lehte. Është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që e duan stilin antik dhe historinë e vjetër. Përveç kësaj, për të gjithë ata që duan ta përdorin atë për qëllime biznesi dhe të ardhura nga qeraja afatshkurtër/afatgjatë.
Pasuri Te Patundshme Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Ndodhet i pozicionuar perfekt, ne nje lagje lehtesisht te aksesueshme dhe te qete. Pranë zonës së plazhit të vjetër dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. E sapondërtuar me materiale të cilësisë së lartë. Bejeni imagjinatën tuaj realitet dhe arredoheni sipas dëshirës tuaj. Shfrytëzojeni mundësinë për ta bërë tuajën këtë pronë të bolleshme me një çmim të rrallë për ta gjetur në Vlorë!
Shtëpi Private Në Shitje Në Vlorë Shqipëri, Në Zonën E Kuzum Babasë. A jeni të lodhur duke jetuar në një zonë të zhurmshme dhe në një pallat me fqinjët ngjitur?! Në të njëjtën kohë, jeni duke kërkuar një shtëpi private, në një lagje të qetë me një numër të vogël banesash, por pranë çdo shërbimi të nevojshëm dhe me vendndodhje të mirë. Hidhini një sy kësaj prone, e vendosur në zonën e Kuzum Baba, një kodër e vogël plot me gjelbërim mbi 30 m mbi nivelin e detit. Ofron një ekuilibër të përsosur midis privatësisë dhe jetesës urbane!
Tokë Për Shitje Në Ksamil-Sarandë, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të zotëruar një truall të shkëlqyer toke në Ksamil, një nga destinacionet më të bukura bregdetare përgjatë Rivierës Shqiptare. I njohur për ujërat e tij kristalore, plazhet me rërë të bardhë, sharmin mesdhetar dhe qetësinë e tij. Ksamili është një destinacion kryesor si për turistët po ashtu edhe për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse në pasuri të paluajtshme. Është gjithashtu pjesë e zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit, i mbrojtur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Prona Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Ndodhet i pozicionuar perfekt, ne zonen e Kuzum Babase. E cila është e vetmja kodër brenda ne qytet, duket si një ballkon natyral plot gjelbërim. Gjithashtu ofron një pamje të plotë të qytetit të Vlorës dhe një pamje të mrekullueshme të detit. Këtu do të gjeni privatësi, qetësi dhe komoditet. Në një distancë të shkurtër nga zona historike dhe afër çdo shërbimi të nevojshëm. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajin!
Shtëpi Private Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. E vendosur në një lagje të qetë, e përbërë vetëm nga shtëpi private dhe vila. E lidhur mirë me pjesët e tjera të qytetit dhe prane të gjitha fasiliteteve urbane. Vetëm një distancë e shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe lungomarja. Një ndërtesë e re me një arkitekturë te kendeshme, dy veranda të mëdha dhe një kopsht të vogël. Perfekt për t'u relaksuar dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj. Shtëpia e ëndrrave tuaja po ju pret, nxitoni dhe projektoheni e arredoni atë siç e keni imagjinuar gjithmonë.
Restorant Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. "Nxitoni, mos e humbisni shansin dhe bëhuni pronar i një restoranti luksoz buzë detit në Vlorë - shndërrojeni ëndrrën tuaj kulinare në një destinacion ndërkombëtar fitimprurës!" Ky është një shans i rrallë për të zotëruar një biznes plotësisht funksional në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, duke ofruar si potencial jetese po ashtu edhe investimi. Në bregdetin e zonës së plazhit të vjetër, pranë lungomares më të re, vetëm pak minuta nga qendra e qytetit dhe i rrethuar nga hotele luksoze, jeta e nates, aparatmente pushimesh dhe rezidenca luksoze - duke garantuar ekspozim dhe klientelë per gjatë gjithë vitit. Gjithashtu kombinohet dizajni elegant, modern dhe pamjet piktoreske. Perfekt për ata qe jane tashme pronarë restorantesh, investitorë ose këdo që kërkon të hyjë në tregun gjithmon e ne rritje të mikpritjes në Shqipëri.