Apartament I Ri Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për ta bërë tuajën këtë studio me pamje mahnitëse nga deti në një ndërtesë të re, aktualisht në ndërtim e sipër. Në një nga zonat më të kerkuara dhe më të qeta të Vlorës, ne Uje te Ftohtë. Vetëm pak metra larg plazhit, pak minuta larg qendrës së qytetit dhe në vijën e tretë të ndertesave nga lungomare 3. Në një distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet thelbësore, duke siguruar keshtu kërkesë të lartë si nga qeramarrësit afatshkurtër po ashtu edhe nga qeramarrësit afatgjatë.
Apartament Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. Pse të investoni në Itali ose Greqi, zgjidhni Vlorën, zemrën e Rivierës Shqiptare. Këtu mund të keni gjithçka që mund t'ju ofrojë rajoni i Mesdheut, por e gjithë kjo me një kosto shumë më të ulët dhe me më pak pengesa ligjore. Vlora është i vetmi qytet ku mund të gjeni si detin Jon po ashtu edhe atë Adriatik, si edhe qetësinë bregdetare dhe një stil jetese modern plot gjallëri. Kjo pronë krejt e re, përtej të qenit një shtëpi ideale për shkak të sipërfaqes së saj të vogël, ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja.
Studio E Re Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo është një mundësi e rrallë për të hyrë në tregun luksoz bregdetar në një qytet që po bëhet një nga destinacionet më të përfolura të Mesdheut, Vlora. Gjithashtu më i madhi dhe më i bukuri në Rivierën Shqiptare. Pavarësisht nëse po plotesoni portofolin tuaj të investimeve në pasuri të paluajtshme apo po kërkoni një vend per pushime për përdorime personale, kjo studio ofron risk të ulët, kthim të lartë në një treg në zhvillim dhe një çmim të pakrahasueshëm. Kombinim perfekt i arkitekturës moderne, pamjeve panoramike, qetësisë, aksesueshmërisë dhe stilit të jetës plot gjallëri. Vetëm pak minuta larg plazhit, pranë lungomare 3 dhe afër qendrës së qytetit.
Apartament Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Përtej të qenit një shtëpi ideale për shkak të sipërfaqes së saj të vogël, ajo ofron një mundësi të shkëlqyer investimi për një çmim të pakrahasueshëm. E vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe panoramike të qytetit. Në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë plazhit dhe lungomares,ne një distancë e shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Perfekt për të gjithë ata që kërkojnë qetësi dhe privatësi. Në një ndërtesë të re dhe gati për t'u arreduar sipas dëshirës!
Apartament Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Zotëroni një copë të Rivierës Shqiptare! Studio krejtësisht e re me ndërtime pothuajse të përfunduara. Në një lokacion primar në qendër të qytetit, në vijën e dytë nga plazhi dhe pranë portit kryesor. Ndodhet pranë Vlora Marinë, projektit më prestigjioz në qytet dhe në fillim të lungomares më të re të zonës së plazhit te vjetër. Ofron pamje marramendëse të detit Adriatik dhe potencial të lartë qeraje. Investim perfekt ose një arratisje ideale për pushime!
Garsoniere Në Shitje Në Radhime Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I vendosur në një zonë strategjike, në vijën e parë të ndërtesave të vijes bregdetare të Radhimes. Me një pozicion të përsosur gjeografik, në mes të Rivierës Shqiptare. Vetëm pak minuta me makinë nga Vlora, Llogaraja, Himara, Dhermiu dhe Saranda. Një rezidencë krejt te re, ende në ndërtim e sipër, me një arkitekturë moderne, pishina dhe plazh privat. Një vend unik, i rrethuar nga gjelbërimi dhe prane çdo shërbimi të nevojshëm. Ofron një pamje mahnitese nga deti, stil jetese luksoze dhe një qetësi të pafundme. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë të ardhurash nga qeraja!