Apartament Luksoz Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Shqipëri. Apartament i ri me një dhomë gjumi i pozicionuar në zonën prestigjioze të Radhimës në Gjirin e Vlorës, ofron pamje panoramike marramendëse të Detit Jon. Ndodhet në një resort ekskluziv të njohur për privatësinë, qetësinë, rehatinë, sigurinë dhe dizajnin modern, vetëm pak minuta nga destinacionet e tjera të Rivierës Shqiptare. I rrethuar nga bukuria natyrore dhe luksi bashkëkohor me pishinë dhe plazh privat, duke e bërë atë zgjedhje ideale si një shtëpi pushimi ose mundësi investimi për ta përdorur me Airbnb/Booking!
Njësi Biznesi Me Qera Vlore, Shqipëri. E pozicionuar në mënyrë te zgjuar në qendër të qytetit në fillim të Lungomares, kjo pronë përfiton nga një pamje e shkëlqyer në një nga zonat më të ngarkuara, duke tërhequr si banorë ashtu edhe turistë gjatë gjithë vitit. Është një mundësi e shkëlqyer për bizneset që synojnë ekspozim të lartë dhe fluks të qëndrueshëm këmbësorësh. Me perspektiva të forta tregtare dhe akses të lehtë, kjo është një mundësi e rrallë qiraje në një vend ideal - mos e humbisni, sigurojeni sot!
Pronë Komerciale Me Qera Në Lungomare, Vlorë Shqipëri. A jeni një sipërmarrës i ri apo tashmë një investitor që kërkon një vendndodhje ideale për të filluar ose zgjeruar biznesin tuaj? Ky është një mundësi e jashtëzakonshme që nuk duhet humbur. E vendosur në qendër të qytetit, në fillim të lungomares. Një zonë shumë e dëshiruar nga investitorët vendas dhe të huaj. E frekuentuar gjatë gjithë kohës nga të gjitha grupmoshat. Në gjendje të shkëlqyer me një ambient modern, gati për t'u ven ne përdorim. Ofron një potencial të fortë, ekspozim të dallueshem, fluks të vazhdueshëm klientësh, komoditet, aksesueshmëri!
Apartament Me Nje Dhome Gjumi Me Qera Afatgjate Ne Lungomare Vlore, Shqiperi. Ky apartament ndodhet në një nga zonat më të kërkuara, pikërisht në zemër të shëtitores. Është zgjedhja perfekte për ata që duan detin vetëm pak hapa larg, gjithashtu afër të gjitha shërbimeve thelbësore si markete, bare, restorante dhe dyqane. Plotësisht i mobiluar dhe i pajisur me gjithçka që ju nevojitet, ofron një vend që mund ta quani vërtet shtëpi. Mos e humbisni këtë mundësi, bëjeni tuajin sot!
Apartament Me Qera Në Vlorë, Shqipëri. Ky apartament ndodhet në një nga vendet më të kërkuara në Vlorë, vetëm një shëtitje të shkurtër nga qendra e qytetit dhe shëtitorja e Lungomares. Plotësisht i mobiluar dhe i pajisur me kujdes me gjithçka që ju nevojitet, gjithashtu afër të gjitha sherbimeve thelbësore, duke përfshirë kafene, dyqane, shkolla dhe transport publik. Apartamenti ofron rehati dhe komoditet, perfekt për këdo që kërkon të vendoset në zemër të qytetit.