Apartament Modern Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. Zbuloni shtëpinë e ëndrrave tuaja në një nga zonat më të bukura të qytetit. Përjetoni kombinim perfekt të luksit, rehatisë dhe qetësisë në komunitetin bregdetar të Vlorës plot jete dhe te gjalleruar. I vendosur në rreshtin e dytë të ndërtesave, pranë plazhit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet thelbësore, vetëm një hap larg derës suaj. Shfrytëzoni rastin dhe shijoni çdo ditë të jetës suaj magjinë e perëndimeve të diellit dhe zgjohuni nga flladi i lehte i detit ndërsa shijoni pamjen panoramike të lindjeve të diellit!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Një pronë ku qetësia, rehatia, privatësia, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. E vendosur në një rezidencë të re në zonën e Radhimes, vetëm 2 minuta në këmbë larg nga plazhi dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Në një distancë të shkurtër me makinë nga Vlora, por larg stresit të jetës së qytetit dhe zhurmave të vazhdueshme. Ofron një pamje mbresëlënëse të detit. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe një mundësi e shkëlqyer investimi!
Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Një pronë ku qetësia, rehatia, privatësia, jetesa luksoze, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. E vendosur në një rezidencë krejt të re në zonën e Radhimes, pranë plazhit me pishinë dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Në një distancë të shkurtër me makinë nga Vlora, por larg stresit të jetës së qytetit dhe zhurmave të vazhdueshme. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking. Bëjeni tuajën dhe zgjohuni çdo ditë nga flladi i lehtë i detit duke shijuar këtë pamje mahnitëse nga deti!
Apartament 1+1 Per Shitje Ne Vlore. Ndodhet ne nje nga zonat me panoramike dhe me te kerkuara te qytetit te Vlores, "Uji i Ftohte".Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode. Pranë qendrës së qytetit, bareve, restoranteve dhe shumë shërbimeve të tjera. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë tuaj të ëndrrave dhe një mundësi e shkëlqyer për investim.
Apartament 1+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Shtëpia juaj e dytë pranë detit po ju pret, e disponueshme për një çmim të pakrahasueshëm. Është një pronë krejt e re me ndërtime pothuajse të përfunduara. Në një vendndodhje kryesore në qendër të qytetit, në vijën e dytë nga plazhi dhe pranë portit kryesor. Ndodhet pranë Vlora Marine, projektit më prestigjioz në qytet dhe në fillim të lungomares më të re të zonës së plazhit të vjetër. Një zonë tepër e kërkuar, e njohur për qetësinë dhe aksesueshmerinë e saj. Vend i përsosur për apartamentin tuaj të pushimeve, si dhe një mundësi e shkelqyer investimi për qera afatgjatë dhe për ta perdorur me me Airbnb/Booking!
Apartamente Luksoze Për Shitje Në Radhime Vlorë Shqipëri. Zbuloni vendin e ëndrrave tuaja buzë detit në një nga destinacionet më të bukura në Rivierën Shqiptare, Radhimë-Vlorë. Kjo pronë krejt e re ofron një kombinim perfekte të pamjeve marramendëse të detit dhe arkitekturës bashkëkohore moderne të frymëzuar nga bukuria natyrore e bregdetit te Jonit. Pishina e saj private me një tarracë të madhe, krijon një vendpushimi luksoz bregdetar të rafinuar. Vetëm pak minuta larg plazhit, midis mjedisit piktoresk plot gjelbërim dhe vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë nga Vlora dhe destinacione të tjera të Rivierës Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar apartamentin tuaj të pushimeve apo një pronë per investim me kthime fitimi të garantuar dhe me një vlerë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer me një çmim të pakrahasueshëm!
Shtëpi Private Në Shitje Në Vlorë Shqipëri, Në Zonën E Kuzum Babasë. A jeni të lodhur duke jetuar në një zonë të zhurmshme dhe në një pallat me fqinjët ngjitur?! Në të njëjtën kohë, jeni duke kërkuar një shtëpi private, në një lagje të qetë me një numër të vogël banesash, por pranë çdo shërbimi të nevojshëm dhe me vendndodhje të mirë. Hidhini një sy kësaj prone, e vendosur në zonën e Kuzum Baba, një kodër e vogël plot me gjelbërim mbi 30 m mbi nivelin e detit. Ofron një ekuilibër të përsosur midis privatësisë dhe jetesës urbane!