Prona Me Pamje Panoramike Nga Deti Per Shitje Ne Vlore. E keni imagjinuar ndonjëherë të jetoni në një shtëpi pranë detit, në një distancë të shkurtër nga malet,mes gjelbërimit,jetës së qytetit dhe ujit të kristaltë?! Nëse jo, mund ta gjeni në zonën e Radhimës, tek Fovea Luxury Resort & Spa. I cili përfaqësonë shembullin më të mirë të harmonisë së stilit arkitekturor me natyrën me ndërtime të shkëlqyera cilësore për një jetesë komode. Bëjeni tuajin dhe shijoni jetën në maksimum!
Apartament pushimi ne Lungomare Vlore me pamje deti. Ky akomodim komod ka 2 dhoma gjumi, nje banjo, nje dhome ndenje dhe nje kuzhine te pajisur plotesisht me cdo orendi. Relaksohuni ne ballkon duke shijuar pamjet mahnitese të ujerave të kaltra te Jonit. Vendi ideal për pushime te paharrueshme buze detit.
Apartament Buzë Detit Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. A po mendoni të investoni në rajonin e Mesdheut, por nuk e dini se cilin vend të zgjidhni?! Mos u mendoni dy herë, zgjidhni Shqipërinë, veçanërisht Vlorën. Qytetin ku bukuria natyrore behet bashke me jetesën urbane plot gjallëri. Vizitorët ndërkombëtarë tërhiqen nga energjia dhe atmosfera e saj familjare-miqësore, sharmi i mjedisit historik dhe qetesia e stilit te jetesës bregdetare. Nga shëtitjet me lindjen e diellit përgjatë detit deri te pamjet e perëndimit të diellit mbi det, Lungomare krijon një ndikim të drejtpërdrejtë tek të gjithë ata që kërkojnë autenticitet, komoditet dhe elegancë. Ky apartament krejt i ri ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë për ta përdorur Airbnb/Booking!
Apartament Përballë Detit Me Tre Dhoma Gjumi Per Shitje Ne Vlore, Shqiperi. Vlora është një nga ato qytete në Rivierën Shqiptare ku gjithmonë do të dëshironi të ktheheni. Bukuria e saj është e pamohueshme me shumë atraksione për t'u shijuar. Gjithashtu afërsia me portin kryesor, portin e jahteve dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës e bëjnë atë një vend strategjik si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar. Kjo pronë e bollshme me një pamje mbresëlënëse nga deti, e vendosur në zonën më të bukur të qytetit është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.
Apartament Për Shitje Në Vlorë Shqiperi. A po mendoni të investoni në tregun e pasurive të patundshme luksoze, por me një çmim të përballueshëm dhe në një vendndodhje ideale?! Ky apartament për shitje në Vlorë është një mundësi e rrallë. Ju mund të bëheni pjesë e një prej destinacioneve bregdetare më të bukura dhe premtuese të Shqipërisë, qytetit të Vlorës. Kjo rezidencë krejt e re ofron kombinimin perfekt të një stili jetese të sofistikuar, sharmit dhe qetësisë së bregdetit dhe gjithashtu një potencial ideal investimi. Ka një pozicion strategjik, vetëm një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit, zona e lungomare, deti Adriatik dhe të gjitha shërbimet thelbësore. Koha është tani - Nxitoni, mundësi të tilla nuk zgjasin shumë.
Apartament 2+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. I pozicionuar në një rezidencë të re, vetëm pak hapa larg plazhit dhe pranë rrugës kryesore. Radhima është një zonë bregdetare piktoreske, e vendosur në pjesën jugore të Vlorës përgjatë detit Jon. Një destinacion ideal për ata që kërkojnë qetesi dhe relaks larg vendeve të mbushura me njerëz. Por gjithashtu vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë larg nga qendra e Vlorës dhe afër të gjitha sherbimeve thelbësore. Kombinimi perfekt i bukurisë natyrore me një stil jetese elitar. Mos e humbisni rastin dhe filloni ditën tuaj me flladin e lehtë të detit dhe një pamje marramendëse të gjirit të Vlorës!
Apartamente Ne Qytet Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Ndodhet ne nje lokacion primar, ne mes te zones historike. Një nga lagjet më të bukura dhe më të frekuentuara në Vlorë nga turistët dhe banorët gjatë gjithë vitit. Ne nje pallat te ri me pamje te bukur nga xhamia e Muradies dhe sheshi i pavaresise. I rrethuar nga te gjitha sherbimet e nevojshme. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë tuaj të ëndrrave!
Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të blerë një apartament në një nga lagjet bregdetare më prestigjioze dhe me te kërkuara të Vlorës - zona e njohur e Ujit të Ftohtë, e pozicionuar në nje distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe lungomare 2. Konsiderohet një zonë elitare banimi me projekte luksoze, infrastrukturë moderne dhe stil jetese tërheqës. Kjo pronë është ideale për Airbnb/Booking gjatë sezonit të verës, si dhe gjatë muajve të dimrit. Turistet vlerësojnë kombinimin e aksesueshmerise se shpejt per në plazh, mundësisë për shetitje, restoranteve, ambienteve të kohës së lirë dhe një atmosfere premium jetese. Nxitoni dhe bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi!