Pronë Komerciale Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo ndërtesë 3-katëshe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe më të qeta të Vlorës. Vetëm pak hapa larg bulevardit më të ri të qytetit dhe zonës historike. Lehtësisht e aksesueshme dhe e rrethuar me te gjitha sherbimet e nevojshme. Me një arkitekturë antike dhe oborr privat. Gjithashtu ka ambiente të brendshme të ndriçuara mirë me potencial të larte për riorganizim teper te lehte. Është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që e duan stilin antik dhe historinë e vjetër. Përveç kësaj, për të gjithë ata që duan ta përdorin atë për qëllime biznesi dhe të ardhura nga qeraja afatshkurtër/afatgjatë.
Apartament Ne Shitje Ne Sarande. Papafingo ne shitje ndodhet ne rrugen Gjergj Araniti. Prona eshte e ndare ne dy kate. Ne katin e pare jane kuzhina, salloni dhe nje tualet. Në katin e parë ka edhe një ballkon i cili ju jep mundësinë të shikoni të gjithë detin Jon, me një xhakuzi fantastik ku mund të shijoni pamjen e Sarandës. Kati i dyte perbehet nga tre dhoma gjumi dhe nje tualet. Dupleksi ka mobilje super moderne me piktura të mëdha të kafshëve ekzotike dhe një ballkon me pamje nga deti ku mund të shijoni rrezet e diellit.
Apartament me 3 Dhoma Gjumi ne Shitje tek Lura 5 Resort ne Gjirin e Lalzit. Kjo zone eshte e njohur per brigjet e saj te virgjera dhe shume te bukura. Me pak se 45 minuta nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes. Ky apartament eshte nje investim i zgjuar duke ditur rritjen e kerkesave sidomos te europianeve per te investuar apo kaluar pushimet ne fshatin e bukur turistik te Gjirit te Lalzit.
Hapesire Parkimi Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Nëse po mendoni të investoni dhe të hapni një aktivitet biznesi, hidhini një sy këtij garazhi të madh nëntokësor me 25 vende parkimi. Ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët gjatë gjithë vitit. Gjithashtu me një numër të madh banorësh vendas. Një zonë me shumë bare, restorante, hotele,markete, pika makinash me qera dhe ndërtesa, por me pak vende parkimi publik. Në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe afër plazhit. Ofron një mundësi të shkelqyer investimi me potencial të lartë për te realizuar nje fitim të shpejtë monetar.
Pronë Komerciale Për Shitje Në Vlorë,Ne Jug të Shqipërisë. E vendosur në një zonë strategjike të Vlorës, vetëm 2 minuta nga qendra e qytetit, vetëm pak hapa larg nga bulevardi kryesor dhe lungomarja. Në një nga lagjet më të mëdha me një numër të madh banorësh dhe kalimtarësh të rastit. Gjithashtu pranë rrugës urbane kryesore të qytetit, duke e bërë atë një pronë të lidhur mirë me pjesët e tjera të Vlorës. Pa dyshim, ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë për një biznes të suksesshëm. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament Me Një Dhomë Gjumi Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për të zotëruar një apartament mahnitës buzë detit në zonën e shumë të kërkuar të Radhimës, ne Vlorë. Kjo pronë me pozicionim te bukur ofron pamje marramendëse të detit Jon, qetësinë e natyrës së paprekur, komoditetin e jetesës moderne, privatësinë dhe në të njëjtën kohë vitalitetin e një komuniteti miqësor - të gjitha keto i gjeni në te njëjtin vend. Nëse jeni duke kërkuar një vend per pushime apo shtëpinë tuaj të ardhshme pranë bregdetit, ky apartament është një mundësi e rrallë. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit. Përveç kësaj, është një investim i zgjuar në pasuri të paluajtshme për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking!
Tokë Për Shitje Në Nartë - Zvërnec, Vlorë Riviera Shqiptare. Kjo pronë ofron një mundësi të shkëlqyer investimi pranë detit me një çmim të pakrahasueshëm! E pozicionuar në fshatin Nartë, midis zonës së plazhit te vjetër dhe Zvërnecit. Pjesa më e preferuar dhe e frekuentuar e bregdetit të Vlorës, për këtë sezon veror nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë. Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, lagunës, ishullit të Zvërnecit me manastirin e tij, ujit kristal të detit Adriatik dhe rërës kurative, gjithashtu për kulturën vendase dhe shumë atraksione te tjera. Përveç kësaj, është e vetmja pjesë e paprekur dhe natyrore e qytetit. Nxitoni dhe bëjeni tuajën!
Apartament I Ri Për Shitje Në Palasë-Dhermi, Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vendpushimi të qetë veror, një vend per nje fundjavë romantike apo një investim me potencial të lartë per qera, ky apartament i plotëson të gjitha kërkesat. I vendosur në Green Coast 2 - një rezidencë e re në ndërtim e sipër me një arkitekturë mbresëlënëse dhe me të gjitha sherbimet kryesore brenda saj. Ju jeni vetëm pak minuta larg detit Jon, kanioneve, parqeve kombëtare, ngjitjeve malore, vendeve historike por edhe pjesë e një komuniteti elitar me një stil jetese luksoz. E tëra çfarë duhet të bëni është të shijoni në të njëjtën kohë qetësinë dhe te relaksoheni, të përjetoni aventurën dhe të arrini lehtësisht në destinacione të tjera të Evropës. Shtëpia juaj e ëndrrave është vetëm një vendim larg!
Apartament 2+2 Për Shitje Në Dhërmi Vlorë, Shqipëri. Për ata që kanë shijuar Amalfin, Caprin ose Côte d'Azur — por dëshirojnë diçka më ekskluzive dhe private, më pak të populluar dhe më të qetë — Green Coast në Dhërmi është zgjedhja e duhur. Pjesë e rajonit të Vlorës, ofron rezidenca dhe stil jetese të rafinuar përgjatë bregdetit të vetëm të paprekur dhe natyror të Mesdheut. I projektuar midis luksit dhe inovacionit dhe sharmit të vendeve antike - historike të mbrojtura nga UNESCO. Këtu pamjet mbresëlënëse, uji kristal i detit Jon, ajri i pastër, arkitektura bashkëkohore,komoditeti, siguria, standardi më i lartë, komuniteti elitar, relaksi dhe aventura janë të padiskutueshme. Pra, merrni vendimin tani, jetoni ose investoni në Rivierën Shqiptare.