Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. Bëjeni tuajin dhe jetoni aty ku të tjerët ëndërrojnë të kalojnë pushimet. A mund ta imagjinoni një shtëpi pranë plazhit me pamje nga malet, të rrethuar nga një oaz gjelbërimi dhe afër qendrës së qytetit plot jete dhe te zhurmshëm? Në Elite Resort, në zonen prestigjioze të Radhimes, kjo ëndërr bëhet realitet. Këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për një jetese të qetë dhe elegante. Një plazh privat, pishinë dhe arkitekturë moderne të standardeve më të larta. Falë vendndodhjes së saj midis qytetit të Vlorës dhe atraksioneve të Rivierës Shqiptare, kjo pronë është një zgjedhje perfekte për qera afatshkurtër.
Apartament 1+1 Per Shitje Ne Radhime, Vlore. Ndodhet ne nje pozicion perfekt, prane plazhit, ne nje residence krejt te re Twin Resort. E cila është projektuar në çdo detaj për t'ju ofruar cilësi të lartë, risi, elegancë dhe një jetesë komode. Në zemër të gjirit të Vlorës dhe pranë maleve. Bëjeni atë tuajën dhe shijoni jetën në maksimum!
Apartament Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Mos e humbisni mundësinë për ta bërë tuajin këtë apartament me një dhomë gjumi, të disponueshëm për një çmim të rrallë në Vlorë. I vendosur në një nga lagjet më të mëdha të qytetit me gjithçka që ju nevojitet shume prane. Një vendndodhje e qetë dhe familjare-miqësore, vetëm pak hapa larg bulevardit kryesor dhe qendrës historike. Perfekt për të gjithë ata që kërkojnë qetësi dhe komoditet, si dhe një vend të sigurt për të vendosur familjen e tyre!
Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Një pronë ku qetësia, rehatia, privatësia, jetesa luksoze, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. E vendosur në një rezidencë krejt të re në zonën e Radhimes, pranë plazhit me pishinë dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Në një distancë të shkurtër me makinë nga Vlora, por larg stresit të jetës së qytetit dhe zhurmave të vazhdueshme. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking. Bëjeni tuajën dhe zgjohuni çdo ditë nga flladi i lehtë i detit duke shijuar këtë pamje mahnitëse nga deti!
Dyqan Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. Nëse mendoni të hapni një biznes të ri ose të zhvendosni një ekzistues, hidhini një sy kësaj prone tregtare. Është një mundësi e jashtëzakonshme që ofron gjithçka që ju nevojitet për sukses. E vendosur në një nga zonat më strategjike dhe me kërkesë të lartë të Vlorës. Direkt në bulevardin kryesor të qytetit, në një lagje të madhe me një numër të madh banorësh. Përveç kësaj, ka një numër të madh vizitoresh e këmbësorësh. Pranë zonës historike, qendrës së qytetit dhe lungomares. Duke e bërë atë një biznes me potencial shumë të lartë gjithë vjetor si dhe sezonal.