Apartament Përballë Detit Me Tre Dhoma Gjumi Per Shitje Ne Vlore, Shqiperi. Vlora është një nga ato qytete në Rivierën Shqiptare ku gjithmonë do të dëshironi të ktheheni. Bukuria e saj është e pamohueshme me shumë atraksione për t'u shijuar. Gjithashtu afërsia me portin kryesor, portin e jahteve dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës e bëjnë atë një vend strategjik si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar. Kjo pronë e bollshme me një pamje mbresëlënëse nga deti, e vendosur në zonën më të bukur të qytetit është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.
Apartament 2+1 Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. Një investim i shquar ku vendndodhja, luksi dhe afërsia me detin përcaktojnë vlerën e vërtetë. Një shtëpi që ofron gjithçka që ju nevojitet për një jetesë të qetë dhe pa stres. Komoditet, privatësi, siguri, mjedise panoramike, një komunitet familjar-miqësor, aksesueshmëri dhe qetësi bregdetare. E tëra çfarë duhet të bëni është ta arredoni atë ashtu siç e keni imagjinuar gjithmonë dhe t'i bëni ëndrrat tuaja realitet. Mos harroni se është gjithashtu një aset i sigurt me një vlerë në rritje vit pas viti dhe shumë i kërkuar për qera!
Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Radhimë Vlorë, Riviera Shqiptare. Natyra dhe uji kristal i detit Jon janë luksi i Rivierës sonë. Ky apartament i ri në bregdetin e Radhimes në rezidencën 4 Horizons është më shumë se një shtëpi. I vendosur vetëm pak sekonda larg plazhit, në mes të gjelbërimit, i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe afër qytetit të Vlorës. Bëjeni tuajin dhe zgjohuni me cicërimat e zogjve dhe bini në gjumë me tingullin e dallgëve të lehta të detit!