Apartament Për Shitje Në Radhime Vlorë, Ne Jug Të Shqipërisë. Radhima është një nga zonat bregdetare më premtuese për investime në Shqipëri, me nje pozicion strategjik midis Vlorës dhe destinacioneve të tjera të Rivierës Shqiptare. Me plazhet e saj mahnitëse kristalore të detit Jon, rrethinat malore dhe infrastrukturën që po përmirësohet me shpejtësi - ajo ofron kombinimin perfekt të bukurisë natyrore, qetësisë, potencialit për investim dhe një stili jetese modern. E krahasueshme me Rivierën Makarska të Kroacisë, Radhima ofron të njëjtin peizazh mahnitës bregdetar me çmime dukshëm më të ulëta dhe me kërkesë të lartë. Prandaj, nxitoni dhe bëjeni tuajën këtë studio buzë detit. Perfekte për ta përdorur Airbnb/Booking!
Apartament Përballë Detit Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Të lodhur nga stresi i jetës në qytet, trafiku i rënduar, zhurmat e vazhdueshme, ajri i ndotur dhe pamjet e mërzitshme urbane vetëm me pallate? Bëjini vetes një dhuratë, blini këtë apartament me pamje mahnitëse nga deti dhe jetoni çdo ditë në një qetësi të plotë, por ne te njejten kohe edhe prane të gjitha shërbimeve kryesore. I vendosur në vijën e parë të ndërtimeve përgjate lungomare 3, në zonën e Jonufrës, pjesë e lagjes së Ujit të Ftohtë. Një zonë natyrore, panoramike dhe me shumë gjelbërim. Gjithashtu pranë detit Jon dhe jo shumë larg qendrës së qytetit. E tëra çfarë duhet të bëni është ta arredoni atë siç keni ëndërruar gjithmonë dhe ta shijoni jetën në maksimum!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Orkium Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I pozicionuar në Orikum, në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës. Një qytet i vogël që ofron qetësine periferike dhe aksesueshmerine urbane. Afër plazhit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Një zonë strategjike si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar, për shkak të afërsisë me qytetin e Vlorës dhe vendeve të tjera të Rivierës Shqiptare. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Pronë Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. E vendosur në një pozicion perfekt, në një kodër të vogël të zonës së Radhimes. Një nga plazhet më të preferuara nga vendasit dhe turistët gjatë sezonit të verës. Ofron një pamje mbresëlënëse të gjirit të Vlorës. E vendosur midis gjelbërimit karakteristik të zonës dhe nuancave të kaltër të ujit kristal të detit Jon. Pranë Bypass-it kryesor të qytetit, duke e bërë atë një zgjedhje strategjike dhe lehtësisht të aksesueshme nga vende të tjera të Jugut të Shqipërisë. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi!
Apartament Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Përtej të qenit një shtëpi ideale për shkak të sipërfaqes së saj të vogël, ajo ofron një mundësi të shkëlqyer investimi për një çmim të pakrahasueshëm. E vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe panoramike të qytetit. Në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë plazhit dhe lungomares,ne një distancë e shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Perfekt për të gjithë ata që kërkojnë qetësi dhe privatësi. Në një ndërtesë të re dhe gati për t'u arreduar sipas dëshirës!
Apartament Me Një Dhomë Gjumi Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për të zotëruar një apartament mahnitës buzë detit në zonën e shumë të kërkuar të Radhimës, ne Vlorë. Kjo pronë me pozicionim te bukur ofron pamje marramendëse të detit Jon, qetësinë e natyrës së paprekur, komoditetin e jetesës moderne, privatësinë dhe në të njëjtën kohë vitalitetin e një komuniteti miqësor - të gjitha keto i gjeni në te njëjtin vend. Nëse jeni duke kërkuar një vend per pushime apo shtëpinë tuaj të ardhshme pranë bregdetit, ky apartament është një mundësi e rrallë. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit. Përveç kësaj, është një investim i zgjuar në pasuri të paluajtshme për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking!
Apartament I Ri Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Riviera Shqiptare. I vendosur në një pozicion perfekt në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Vlorës. Në rreshtin e tretë të ndërtesave në lungomare. Afër qendrës së qytetit, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. I përfunduar së fundmi, ofron një planimetri të projektuar me zgjuarsi për të maksimizuar hapësirën dhe ambiente të brendshme të ndritshme. Është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë nga të ardhurat e qerasë dhe ta përdorin atë për Airbnb/Booking!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Filloni kapitullin e ardhshëm të familjes suaj me komoditet, siguri dhe stil! Ky apartament i ri, aktualisht në ndërtim e sipër në një lagje të qetë dhe strategjike të Vlorës, ofron gjithçka që i nevojitet një familjeje të re. Hapësirë për t'u rritur, arkitekturë moderne dhe mundësi për ta arreduar atë ashtu siç e keni ëndërruar gjithmonë shtëpinë tuaj. Afërsia me të gjitha shërbimet kryesore, qendrën e qytetit, zonën e lungomares dhe detin Adriatik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë. Shfrytezoni rastin dhe bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm. Kjo pronë e patundshme është gjithçka që keni kërkuar deri me tani - madje dhe më shumë!
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vend për pushime apo një shtëpi pranë detit për të jetuar per gjate gjithë vitit - ky apartament ofron gjithçka që i nevojitet një familjeje. Pjesë e Kamare Residence, e vendosur përballë detit Jon në zonën e Radhimës, Vlorë. Një nga destinacionet bregdetare më mahnitëse të Shqipërisë. Krijimi i kujtimeve të paharrueshme, relaksi, siguria dhe eksplorimi këtu janë diçka e padiskutueshme. I projektuar në detaje dhe i rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore, vetëm një hap larg derës suaj. Nga çdo cep i këtij apartamenti mund të shijoni pamje mbresëlënëse të pafundme të detit. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajin!