Apartament Ne Shitje Në Sarandë, Shqipëri. Apartament në shitje në Shqipëri me 3 dhoma gjumi dhe 2 banjo pranë plazhit.
I vendosur në një nga zonat më të kërkuara, ky apartament i bollshëm dhe i ndritshëm ofron një jetesë të rehatshme vetëm pak hapa larg plazhit. Perfekt për banim ose investim per fitim nga rritja e vleres se prones dhe/ose norme kthimi te larte nga qeraja!
Pronë Për Shitje Në Green Coast 2, Plazhi I Palasës, Rajoni i Vlorës, Riviera Shqiptare. Poziciononi portofolin tuaj për kthime të forta financiare me këtë mundësi të rrallë investimi në një resort mesdhetar me kërkesë mjaft të lartë. Këto apartamente buzë detit janë aktualisht në ndërtim e sipër dhe çmimi i tyre është më i ulët për t'u shitur gjatë fazës para perfundimit te tyre — duke ofruar vlerë të jashtëzakonshme në një treg me rritje të vazhdueshme të kapitalit dhe kërkesës për qera. Në pjesën më jugore të Shqipërisë, në kodrat e gjelbërta të Dhërmiut, në Green Coast Residence. Shqiperia, një shtet me taksa të ulëta mbi pronën dhe pa taksë trashëgimie. Jetoni në natyrë te pastër, investoni në luks dhe zbuloni parajsën tuaj bregdetare. Bëjeni tuajin tani!
Prona Te Paluajtshme Per Shitje Ne Rivieren Shqiptare. Apartament me nje dhome gjumi i vendosur ne resortin modern te Green Coast Village. Mundesi e madhe investimi bazuar ne pozicionin e prones dhe lehtesite qe ofron ky projekt. Apartamenti ka pamje nga deti dhe ndricim natyral.
Apartament 2+2 Për Shitje Në Dhërmi Vlorë, Shqipëri. Për ata që kanë shijuar Amalfin, Caprin ose Côte d'Azur — por dëshirojnë diçka më ekskluzive dhe private, më pak të populluar dhe më të qetë — Green Coast në Dhërmi është zgjedhja e duhur. Pjesë e rajonit të Vlorës, ofron rezidenca dhe stil jetese të rafinuar përgjatë bregdetit të vetëm të paprekur dhe natyror të Mesdheut. I projektuar midis luksit dhe inovacionit dhe sharmit të vendeve antike - historike të mbrojtura nga UNESCO. Këtu pamjet mbresëlënëse, uji kristal i detit Jon, ajri i pastër, arkitektura bashkëkohore,komoditeti, siguria, standardi më i lartë, komuniteti elitar, relaksi dhe aventura janë të padiskutueshme. Pra, merrni vendimin tani, jetoni ose investoni në Rivierën Shqiptare.
Apartament me 2 Dhoma Gjumi ne Shitje tek Lura 5 Resort ne Gjirin e Lalzit. Kjo zone eshte e njohur per brigjet e saj te virgjera dhe shume te bukura. Me pak se 45 minuta nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes. Resorti ku ndodhet apartamenti ne shitje, eshte pozicionuar ne menyre te tille qe te rrise popullaritetin dhe rendesine nderkombetare. Ky apartament eshte nje investim i zgjuar duke ditur rritjen e kerkesave sidomos te europianeve per te investuar apo kaluar pushimet ne fshatin e bukur turistik te Gjirit te Lalzit. Ofron mundesine e te pasurit nje pishine ne kopshtin e perparme me nje kosto extra, ne varesi te kerkeses se pronarit.
Pronë Komerciale Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo ndërtesë 3-katëshe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe më të qeta të Vlorës. Vetëm pak hapa larg bulevardit më të ri të qytetit dhe zonës historike. Lehtësisht e aksesueshme dhe e rrethuar me te gjitha sherbimet e nevojshme. Me një arkitekturë antike dhe oborr privat. Gjithashtu ka ambiente të brendshme të ndriçuara mirë me potencial të larte për riorganizim teper te lehte. Është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që e duan stilin antik dhe historinë e vjetër. Përveç kësaj, për të gjithë ata që duan ta përdorin atë për qëllime biznesi dhe të ardhura nga qeraja afatshkurtër/afatgjatë.
Apartament Ne Shitje Ne Sarande. Papafingo ne shitje ndodhet ne rrugen Gjergj Araniti. Prona eshte e ndare ne dy kate. Ne katin e pare jane kuzhina, salloni dhe nje tualet. Në katin e parë ka edhe një ballkon i cili ju jep mundësinë të shikoni të gjithë detin Jon, me një xhakuzi fantastik ku mund të shijoni pamjen e Sarandës. Kati i dyte perbehet nga tre dhoma gjumi dhe nje tualet. Dupleksi ka mobilje super moderne me piktura të mëdha të kafshëve ekzotike dhe një ballkon me pamje nga deti ku mund të shijoni rrezet e diellit.