
.jpg)





.jpg)

.jpg)

.jpg)




.jpg)





Vila Courtyard Ne Kepin e Rodonit është projektuar në një stil klasik dhe ofron hapësira të mëdha dhe të ndritshme. Nje pozicion vertet perfekt i perzgjedhur per kete resort me vila te cilat zoterojne nje panorame te mrekullueshme mbi Kepin e Rodonit nga te kater anet e horizontit. Vila vjen bashke me një kopsht të gjelbëruar dhe një pishinë nga ku mund te ndjeni flladin e detit Adriatik qe ju jep nje ndjesi relaksi ne cdo moment.
Vila Per Shitje Ne Kepin e Rodonit ka nje dhome dite te mbushur me drite permes nje dritare shume te madhe ballore me xham e cila mundeson pamje te bukura mbi det dhe kodrave te lulezuara perreth. Ajo perfshin kuzhinen dhe ambjentin e ngrenies ngjitur me ambjentin e dites. Pervec dhomes se dites vila përbëhet edhe nga: tre dhoma gjumi, tre banjo, nje dhome lavanderie, verandë, pishinë private rreth 20 m2 si edhe dy vende parkimi.
Vila Luksoze per Shitje ne Kepin e Rodonit
Resorti Turistik Kepi i Rodonit
Kepi i Rodonit ose Kepi i Skënderbeut është një rrip toke ne forme gadishulli në Detin Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Në Kep ndodhet kalaja e Rodonit, e ndërtuar nga Skënderbeu në 1463 dhe Kisha Shën Antoni.
Kepi i Rodonit Green Village është një resort turistik që ofron 48 Vila Elitare dhe një Hotel me 5 Yje qe do te kete pishina të brendshme dhe spa. Ndodhet 50 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe 45 km nga Porti i Durrësit.
Vetem 20 minuta larg zones se Gjirit te Lalzit me resorte si San Pietro, Perla Resort dhe Lura, Resorti i Kepit te Rodonit ofron nje vendndodhje eksluzive te shkeputur nga turmat, nje pushime te vecante me privaci - mjaft e vleresuar nga njerezit e dashuruar me natyren.
Sherbimet qe ofron resorti
Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit, për të ofruar përmbajtje të personalizuar dhe për të analizuar trafikun tonë. Duke klikuar "Prano të Gjitha", ju pranoni përdorimin tonë të cookies.