Pronë Buzë Detit Për Shitje Në Radhimë Vlorë, Riviera Shqiptare. A po kërkoni një pronë të re për të investuar në një qytet të bukur bregdetar, të vendosur në një zonë me kërkesë të lartë dhe me potencial të madh të ardhurash nga qeraja?! Mos kërkoni më tej, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. E vendosur në zonën e qetë dhe prestigjioze të Radhimës, pranë lungomare 3 dhe vetëm pak sekonda larg plazhit. E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe në një distancë të shkurtër nga qyteti i Vlorës. Një rezidencë moderne që ofron standardin më të lartë të jetesës. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Një pronë ku qetësia, rehatia, privatësia, jetesa luksoze, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. E vendosur në një rezidencë krejt të re në zonën e Radhimes, pranë plazhit me pishinë dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Në një distancë të shkurtër me makinë nga Vlora, por larg stresit të jetës së qytetit dhe zhurmave të vazhdueshme. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking. Bëjeni tuajën dhe zgjohuni çdo ditë nga flladi i lehtë i detit duke shijuar këtë pamje mahnitëse nga deti!
Apartament Me Qera Afatgjate Në Vlorë, Shqipëri. Gëzon një vendndodhje ideale, perfekte për ata që kërkojnë një lagje të qetë, ndërsa është vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit dhe shëtitores së Lungomare. Plotësisht moderne dhe e mobiluar me stil, e pajisur me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të rehatshëm dhe të përshtatshëm. I vendosur në mënyrë ideale, gjithashtu afër sherbimeve thelbësore, duke përfshirë markete, kafene , fura buke, restorante dhe dyqane. Mos e humbisni këtë mundësi, bëjeni tuajin sot!