Apartament 2+2 Me Qera Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. Shfrytëzoni mundësinë për të jetuar në vijën bregdetare më të bukur të qytetit. Në një zonë panoramike vetëm një hap larg plazhit dhe afër të gjitha fasiliteteve thelbësore. Gjithashtu vetëm pak minuta larg nga qendra e qytetit. Zgjohuni çdo ditë të jetës suaj me një pamje kaq të mrekullueshme të detit të gjirit të Vlorës. Është një apartament krejt i ri me arredim luksoz dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj. Askush nuk ka jetuar më parë në të, nxitoni dhe behuni te paret!
Hotel Luksoz Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo është një mundësi e rrallë për të blerë një hotel luksoz buzë detit në zonën më ekskluzive bregdetare të Vlorës - zona e Ujit të Ftohtë, e njohur gjerësisht si destinacioni më luksoz i qytetit. Gjithashtu më i kërkuari dhe i frekuentuari nga turistët ndërkombëtarë. Është një zonë e qetë dhe strategjike, e vendosur midis plazheve të Vlorës dhe Radhimës. Hoteli ka akses të drejtpërdrejtë privat në plazh, një avantazh kyç konkurrues në Rivierën Shqiptare. Ai ofron arredim dhe ambiente te brendshme të nivelit të lartë, kombinohet ne menyre perfekte eleganca bashkëkohore me luksin e përjetshëm. Gjithashtu nga çdo dhomë ofron një pamje mbresëlënëse të detit. Në gjendje të shkëlqyer, gati për t'u përdorur. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!