Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Një pronë ku qetësia, rehatia, privatësia, jetesa luksoze, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. E vendosur në një rezidencë krejt të re në zonën e Radhimes, pranë plazhit me pishinë dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Në një distancë të shkurtër me makinë nga Vlora, por larg stresit të jetës së qytetit dhe zhurmave të vazhdueshme. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking. Bëjeni tuajën dhe zgjohuni çdo ditë nga flladi i lehtë i detit duke shijuar këtë pamje mahnitëse nga deti!
Apartament 2+1 Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Ndodhet ne nje nga zonat me te kerkuara dhe panoramike te Vlores, ne fillim te lungomare 2, ne zonen e Ujit te Ftohte. Në rreshtin e parë të ndërtesave, në një kodër të vogël plot gjelbërim dhe në një distancë të shkurtër nga plazhi. I rrethuar me te gjitha sherbimet e nevojshme. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit. Është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament Me Qera Afatgjate Në Vlorë, Shqipëri. Gëzon një vendndodhje ideale, perfekte për ata që kërkojnë një lagje të qetë, ndërsa është vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit dhe shëtitores së Lungomare. Plotësisht moderne dhe e mobiluar me stil, e pajisur me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të rehatshëm dhe të përshtatshëm. I vendosur në mënyrë ideale, gjithashtu afër sherbimeve thelbësore, duke përfshirë markete, kafene , fura buke, restorante dhe dyqane. Mos e humbisni këtë mundësi, bëjeni tuajin sot!
Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Me Qera Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Vlorës. Në rreshtin e tretë të ndërtesave në lungomare, pjesë e një vile dykatëshe. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Vetëm 2 minuta në këmbë nga plazhi dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit.