Apartament Buzë Detit Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. A po mendoni të investoni në rajonin e Mesdheut, por nuk e dini se cilin vend të zgjidhni?! Mos u mendoni dy herë, zgjidhni Shqipërinë, veçanërisht Vlorën. Qytetin ku bukuria natyrore behet bashke me jetesën urbane plot gjallëri. Vizitorët ndërkombëtarë tërhiqen nga energjia dhe atmosfera e saj familjare-miqësore, sharmi i mjedisit historik dhe qetesia e stilit te jetesës bregdetare. Nga shëtitjet me lindjen e diellit përgjatë detit deri te pamjet e perëndimit të diellit mbi det, Lungomare krijon një ndikim të drejtpërdrejtë tek të gjithë ata që kërkojnë autenticitet, komoditet dhe elegancë. Ky apartament krejt i ri ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë për ta përdorur Airbnb/Booking!
Apartament 2+2 Me Qera Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. Shfrytëzoni mundësinë për të jetuar në vijën bregdetare më të bukur të qytetit. Në një zonë panoramike vetëm një hap larg plazhit dhe afër të gjitha fasiliteteve thelbësore. Gjithashtu vetëm pak minuta larg nga qendra e qytetit. Zgjohuni çdo ditë të jetës suaj me një pamje kaq të mrekullueshme të detit të gjirit të Vlorës. Është një apartament krejt i ri me arredim luksoz dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj. Askush nuk ka jetuar më parë në të, nxitoni dhe behuni te paret!
Hotel Luksoz Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo është një mundësi e rrallë për të blerë një hotel luksoz buzë detit në zonën më ekskluzive bregdetare të Vlorës - zona e Ujit të Ftohtë, e njohur gjerësisht si destinacioni më luksoz i qytetit. Gjithashtu më i kërkuari dhe i frekuentuari nga turistët ndërkombëtarë. Është një zonë e qetë dhe strategjike, e vendosur midis plazheve të Vlorës dhe Radhimës. Hoteli ka akses të drejtpërdrejtë privat në plazh, një avantazh kyç konkurrues në Rivierën Shqiptare. Ai ofron arredim dhe ambiente te brendshme të nivelit të lartë, kombinohet ne menyre perfekte eleganca bashkëkohore me luksin e përjetshëm. Gjithashtu nga çdo dhomë ofron një pamje mbresëlënëse të detit. Në gjendje të shkëlqyer, gati për t'u përdorur. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament 2+2 Me Qera Në Qytetin E Vlorës Në Lungomare, Riviera Shqiptare. I vendosur në një nga zonat më të dëshirueshme dhe të bukura, vetëm pak sekonda larg plazhit dhe vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit. I rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbësore, ofron komoditet ne aksesueshmeri dhe rehati. Plotësisht i mobiluar dhe i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të këndshëm. Është shtëpia ideale për një familje që kërkon një lagje të qetë dhe të mirë organizuar. Gjithashtu për studentë ose një grup miqsh që po qëndrojnë në Vlorë dhe duan të shijojnë stilin e jetës bregdetare.
Apartament 1+1 Me Qera Afatgjatë Në Vlorë Shqipëri. Nëse dëshironi të jetoni pranë qendrës së qytetit, në një lagje të qetë, afër çdo shërbimi të nevojshëm dhe pranë plazhit, ky apartament është zgjedhja më e mirë që mund të bëni. I rehatshëm, me një planimetri të mirë menduar për të maksimizuar hapësirën, plot dritë dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj. Mos harroni se ndodhet në fillim të lungomares më të re. I disponueshëm me një çmim të pabesueshëm!
Apartament 1+1 Me Qera Në Vlorë Shqipëri. I vendosur në një pozicion perfekt, pranë rrugës kryesore të Vlorës, në një lagje të qetë dhe familjare-miqësore. Afër çdo shërbimi të nevojshëm, vetëm një hap larg derës suaj. Në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe zona e lungomares. Në një ndërtesë të re, të bollshme me një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën dhe plot dritë. Komode, në gjendje të shkëlqyer dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet që ju nevojiten për një qëndrim të këndshëm. Ofron një jetesë bashkëkohore. Mos e humbisni rastin dhe bëjeni tuajin!
Apartament I Ri Me Qera Afatgjatë Në Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një nga lagjet më të mëdha të qytetit, i rrethuar me të gjitha fasilitetet e nevojshme. Një vendndodhje e qetë dhe familjare-miqësore, vetëm pak hapa larg rrugës kryesore. Gjithashtu në një distancë të shkurtër nga zona e plazhit te vjetër, qendra e qytetit dhe lungomarja. I mobiluar së fundmi, askush nuk ka jetuar më parë në të dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj. Perfekt për të gjithë ata që kërkojnë qetësi dhe komoditet, si dhe një vend të sigurt për të jetuar me familjen e tyre!
Studio Me Qera Buzë Detit Në Lungomare Vlorë, Riviera Shqiptare. E vendosur në një pozicion perfekt në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Vlorës. Në vijën e dytë të ndërtesave në lungomare. Afër qendrës së qytetit, vetëm pak sekonda larg plazhit dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Kombinimi perfekt i komoditetit dhe stilit. Ideale për një jetë të përditshme të qetë dhe pa stres!