Apartament Anës Detit Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Shqipëri. Apartament i ri me një dhomë gjumi i pozicionuar në zonën prestigjioze të Radhimës në Gjirin e Vlorës, ofron pamje panoramike marramendëse të Detit Jon. I ndodhur ne një resort ekskluziv të njohur për privatësinë, qetësinë, rehatinë, sigurinë dhe dizajnin modern, vetëm pak minuta nga destinacionet e tjera të Rivierës Shqiptare. I rrethuar nga bukuria natyrore dhe luksi bashkëkohor me pishinë dhe plazh privat, duke e bërë atë zgjedhje ideale si shtëpi pushimi ose mundësi investimi për ta përdorur me Airbnb/Booking!
Dyqan Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. Nëse mendoni të hapni një biznes të ri ose të zhvendosni një ekzistues, hidhini një sy kësaj prone tregtare. Është një mundësi e jashtëzakonshme që ofron gjithçka që ju nevojitet për sukses. E vendosur në një nga zonat më strategjike dhe me kërkesë të lartë të Vlorës. Direkt në bulevardin kryesor të qytetit, në një lagje të madhe me një numër të madh banorësh. Përveç kësaj, ka një numër të madh vizitoresh e këmbësorësh. Pranë zonës historike, qendrës së qytetit dhe lungomares. Duke e bërë atë një biznes me potencial shumë të lartë gjithë vjetor si dhe sezonal.
Pronë Buzë Detit Për Shitje Në Radhimë Vlorë, Riviera Shqiptare. A po kërkoni një pronë të re për të investuar në një qytet të bukur bregdetar, të vendosur në një zonë me kërkesë të lartë dhe me potencial të madh të ardhurash nga qeraja?! Mos kërkoni më tej, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. E vendosur në zonën e qetë dhe prestigjioze të Radhimës, pranë lungomare 3 dhe vetëm pak sekonda larg plazhit. E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe në një distancë të shkurtër nga qyteti i Vlorës. Një rezidencë moderne që ofron standardin më të lartë të jetesës. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një pronë të re për të investuar në një qytet të bukur bregdetar me potencial të madh të ardhurash nga qeraja ose thjesht jeni duke kërkuar shtëpinë tuaj të dytë pranë detit, mos kërkoni më tej. Ky apartament i ri është një mundësi që nuk duhet humbur! I vendosur në lagjen e qetë dhe prestigjioze të Ujit të Ftohtë, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe lungomare 2. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe afër qendrës së qytetit. Me pishinë dhe zona private të gjelbëruara. Është një atraksion turistik me pamje natyrore marramendëse dhe lehtësisht e aksesueshme, por në të njëjtën kohë larg zhurmave të forta, ajrit të ndotur dhe vendeve te mbipopulluara me njerez.
Apartament Me Një Dhomë Gjumi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Ky apartament në katin e fundit me pamje të mrekullueshme nga deti është një zgjedhje ideale për investitorët që kërkojnë të dyja - një mundësi me potencial të lartë dhe një pronë të gatshme për përdorim të menjëhershëm, duke lejuar të ardhura direkte nga qeraja pa pasur nevojë për investime shtesë. Gjithashtu, ndodhet në zonën më të bukur dhe më të kërkuar të Vlorës, pikërisht në vijën e dytë të ndërtesave në lungomare. Vetëm disa sekonda larg plazhit dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. Megjithatë, në një zonë të qetë dhe plot gjelbërim. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!