Apartament 2+2 Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajin këtë apartament krejt të ri me një pamje mbresëlënëse të detit Jon. Ndodhet ne nje nga zonat me te kerkuara te Vlores per te jetuar, ne Uje te Ftohte. Pranë plazhit, mes gjelbërimit, në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Zgjedhja ideale për të gjithë ata që janë në kërkim të qetësisë dhe privatësisë. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament Për Shitje Në Green Coast 2 Dhërmi, Vlorë, Shqipëri. Zbuloni shtëpinë tuaj të pushimeve në Green Coast 2, një kompleks modern banimi aktualisht në ndërtim e sipër në një nga pjesët më marramendëse dhe më të kërkuara të Rivierës Shqiptare. I pozicionuar në mënyrë perfekte në një kodër të gjelbër me pamje nga Deti Jon, ky kompleks ofron qetësi dhe luks. I vendosur vetëm pak hapa larg plazhit dhe i rrethuar nga pamje mahnitëse të malit dhe detit. Ofron kombinimin ideal të bukurisë së natyrës me akses teper të lehtë në shërbimet thelbësore dhe destinacionet kryesore të verës. Mos e humbisni mundësinë për të zotëruar një copë parajse - bëjeni tuajin sot për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament një-dhomësh për shitje në Lura 5 Resort, Gjiri i Lalzit, vetëm 45 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. I vendosur pranë ujërave të paprekura të Detit Adriatik dhe plazheve me rërë të virgjër, ky apartament është zgjedhja ideale për relaks, privatësi dhe pushime të qeta. Ekziston mundësia për të pasur edhe një pishinë në oborrin e përparmë, me pagesë shtesë sipas kërkesës së blerësit.
Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Radhimë Vlorë, Riviera Shqiptare. Natyra dhe uji kristal i detit Jon janë luksi i Rivierës sonë. Ky apartament i ri në bregdetin e Radhimes në rezidencën 4 Horizons është më shumë se një shtëpi. I vendosur vetëm pak sekonda larg plazhit, në mes të gjelbërimit, i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe afër qytetit të Vlorës. Bëjeni tuajin dhe zgjohuni me cicërimat e zogjve dhe bini në gjumë me tingullin e dallgëve të lehta të detit!