Tokë për shitje në zonën e Gjirit të Lalzit, që përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi. Ideale për ndërtim rezidencial ose zhvillim, me akses të lehtë në vijën bregdetare dhe shërbimet përreth.
Apartament Luksoz Në Shitje Në Palasë Dhërmi, Vlorë Shqipëri. A po kërkoni per një investim ideal në zemër të Rivierës Shqiptare? Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investitorët dhe sipërmarrësit. E vendosur në kodrat e Palasës, pjesë e Dhërmiut. Kombinim perfekt i bukurisë natyrore, vendndodhjes strategjike, potencialit të pakrahasueshëm të zhvillimit, qetësisë dhe zonës së favorshme per biznes për përdorime Airbnb/Booking. E pozicionuar në shpatin e kodrës me pamje nga deti Jon, ofron një pamje mahnitëse. Nxitoni dhe bëjeni tuajen!
Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Palasë-Dhermi, Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vend të sigurt për të blerë shtëpinë tuaj të pushimeve, pranë detit ose jeni duke kërkuar per një investim të zgjuar, kjo pronë krejt e re në zonën e Palasës, pjesë e rajonit të Vlorës është zgjedhja ideale. Nëse gjithmonë keni ëndërruar për një apartament modern, të bukur dhe komod, të rrethuar nga natyra, pamje mbresëlënëse të detit dhe një atmosferë qetësie, ja ku është. Larg nga zhurma dhe stresi i jetës së qytetit, por megjithatë afër destinacioneve të tjera kryesore të Rivierës Shqiptare. Mos u mendoni dy herë, bëjini ëndrrat tuaja realitet dhe investoni në elegancën bregdetare të përjetshme!
Studio Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Palasë Vlorë, Shqipëri. E vendosur në bregdetin e Palasës, një pikë strategjike e Rivierës Shqiptare - pikërisht në mes të saj. Midis Vlorës dhe Sarandës, e ngjashme me ishujt grekë. Një rezidencë krejt e re e projektuar duke mbajtur ne mendje luksin, komoditetin, privatësinë dhe nje stil jetese elitar. Nga çdo cep do të shijoni një pamje të pandërprerë të detit dhe do të ndjeni flladin e tij të lehtë. Me një dizajn të rafinuar dhe arkitekturë elegante, në simfoni të përsosur me relievin natyror. Pa dyshim një potencial i fortë investimi, me kërkesë te larte për qera dhe vlerë afatgjatë. Me cdo gje qe Greqia mund t'ju ofrojë, por me një kosto shumë më të ulët, më shumë hapësirë dhe ekskluzivitet.
Apartament I Ri Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Ne kete pronë kombinohet vendndodhja primare me një atmosferë të qetë banimi. Afërsia e saj me qendrën e qytetit dhe atraksionet kryesore e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për këdo që kërkon të shijojë jetën në një nga qytetet bregdetare më të gjalleruara dhe të bukura të Shqipërisë. Në një distancë të shkurtër në këmbë nga bulevardi kryesor dhe zona e lungomares. Është ideale për familjet dhe çiftet që kërkojnë një jetë të përditshme sa me të lehtë dhe pa stres, të rrethuar nga të gjitha shërbimet e nevojshme. Gjithashtu një mundësi e zgjuar investimi për qera afatgjatë ose afatshkurtër. Bëjeni tuajin me një çmim të pakrahasueshëm!
Shtëpi Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Një mundësi e shkëlqyer për të bërë tuajin një apartament luksoz me një çmim të pabesueshëm, në një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Shqipëri dhe më të frekuentuar nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë! E vendosur në një nga zonat strategjike, me te kërkuarat dhe më të preferuara të Vlorës. Vetëm 2 minuta larg qendrës së qytetit, zonës se lungomares dhe plazhit me rërë. E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Ofron komoditet, aksesueshmeri, qetësi, privatësi dhe siguri. Është një mundësi që nuk duhet humbur pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi pushimi apo një potencial të jashtëzakonshëm investimi për ta përdorur me Airbnb/Booking.
Apartament 1+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Gjithmonë keni ëndërruar të zotëroni një apartament në zonën më të bukur, elitare dhe me te kërkuar të Vlorës, pikërisht në lungomare? Por çmimet kane qene gjithmonë shumë të larta dhe nuk keni pasur buxhet për t'i përballuar ato?! Ja ku është një mundësi që ju vjen vetem një herë në jetë, e disponueshme për një çmim të pabesueshëm. E vendosur vetëm pak hapa larg plazhit, në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe me gjithçka që ju nevojitet fare prane. Ofron kombinimin perfekt të komoditetit urban me stilin e jetës mesdhetar dhe qetesine e detit Adriatik.
Apartament Në Shitje Në Vlorë, Në Shqipëri. A po kërkoni një investim të shkëlqyer në Vlorë, në zemër të Rivierës Shqiptare? Një pronë me një pozicion strategjik, në distancë të shkurtër nga plazhi, e rrethuar me të gjitha fasilitet thelbësore dhe me një çmim të përballueshëm? Ky apartament është zgjedhja e duhur për ju! I vendosur në lungomare - i njohur për pamjen panoramike, vitalitetin dhe komunitetin familjar-miqësor, komoditetin, aksesin e lehtë dhe stilin modern të jetesës, qetësinë bregdetare dhe vlerën e lartë të investimit. Shfrytezoni rastin dhe bëjeni tuajin!