Pasuri Të Patundshme Në Shitje Në Vlorë Shqipëri - Apartament Luksoz 2+1 Në Shitje Në Dhërmi Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për të siguruar një pronë në një nga destinacionet më të dëshirueshme dhe më të kërkuara të Rivierës Shqiptare me një çmim të pakrahasueshëm dhe në një vendndodhje strategjike. Padyshim me një vlerë shumë më të lartë në vitet në vijim në tregun e pasurive të paluajtshme, për shkak të popullaritetit në rritje dhe disponueshmërisë së kufizuar të pronave të reja në Dhërmi. Në Square Village ku detajet më të vogla bëjnë diferencën - pamje marramendëse, qetësia dhe freskia e natyrës mesdhetare, arkitektura moderne dhe elegante, distanca e shkurtër me qytetet kryesore të rajonit, përveç kësaj vetëm disa sekonda larg plazhit dhe sherbimeve kryesore.
Në Shitje – Apartament 2+1 me Ballkon – Kati i 3-të – Godinë e Re Banimi
Në shitje një apartament i rehatshëm dhe i organizuar mirë 2+1 me ballkon, i vendosur në katin e 3-të të një ndërtese të re rezidenciale me 5 kate. Apartamenti ofron një planimetri funksionale, me një sallon pritës, dy dhoma gjumi të ndriçuara, një banjë dhe një ballkon praktik ideal për të shijuar ajrin e pastër.
Ndërtesa është në ndërtim e sipër dhe po zhvillohet sipas standardeve moderne, me përfundime cilësore, izolim të fortë dhe ashensor që do të jetë funksional pas përfundimit. I vendosur në një lagje të qetë dhe në zhvillim, rezidenca ofron komoditet, siguri dhe akses të shpejtë në shërbimet kryesore.
Apartamenti është vetëm për shitje, duke e bërë një zgjedhje shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim.
Për më shumë detaje ose për të caktuar një vizitë, ju lutemi kontaktoni.
Apartament 2+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një zonë strategjike, pranë vijës bregdetare të Radhimes. Me një pozicion të përsosur gjeografik, në mes të Rivierës Shqiptare. Vetëm pak minuta larg me makinë nga Vlora, Llogoraja, Himara, Drimadha(Dhermiu) dhe Saranda. Një rezidencë krejt e re me një arkitekturë moderne, tre pishina dhe plazh privat. Një vend unik, i rrethuar nga gjelbërimi dhe pranë çdo shërbimi të nevojshëm. Ofron komoditet, jetesë luksoze dhe qetësi të pafundme. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja!
Apartament 1+1 Per Shitje Tek Lura 5 Resort Ne Gjirin E Lalzit. Kjo zone eshte e njohur per brigjet e saj te virgjera dhe shume te bukura. Me pak se 45 minuta nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes. Resorti ku ndodhet apartamenti ne shitje, eshte pozicionuar ne menyre te tille qe te rrise popullaritetin dhe rendesine nderkombetare. Ky apartament eshte nje investim i zgjuar duke ditur rritjen e kerkesave sidomos te europianeve per te investuar apo kaluar pushimet ne fshatin e bukur turistik te Gjirit te Lalzit. Ofron mundesine e te pasurit nje pishine ne kopshtin e perparme me nje kosto extra, ne varesi te kerkeses se pronarit.
Apartament Per Shitje Ne Sarande Shqiperi. Apartamenti ndodhet ne nje zone te qete ne nje distance te shkurter nga deti. Apartament i ri dhe modern ndodhet ne katin e 4-te, ne nje pallat te ri ne ndertim. Me nje dhome gjumi dhe nje tualet, kjo rezidence ofron nje mjedis ideal per nje menyre jetese te pershtatshme.
Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Një pronë ku qetësia, rehatia, privatësia, jetesa luksoze, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. E vendosur në një rezidencë krejt të re në zonën e Radhimes, pranë plazhit me pishinë dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Në një distancë të shkurtër me makinë nga Vlora, por larg stresit të jetës së qytetit dhe zhurmave të vazhdueshme. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking. Bëjeni tuajën dhe zgjohuni çdo ditë nga flladi i lehtë i detit duke shijuar këtë pamje mahnitëse nga deti!
Apartament 2+2 Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajin këtë apartament krejt të ri me një pamje mbresëlënëse të detit Jon. Ndodhet ne nje nga zonat me te kerkuara te Vlores per te jetuar, ne Uje te Ftohte. Pranë plazhit, mes gjelbërimit, në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Zgjedhja ideale për të gjithë ata që janë në kërkim të qetësisë dhe privatësisë. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament 2+1 në San Pietro Resort vetëm pak hapa nga plazhi i pastër i Lalzit Bay. Me një hapësirë të hapur ndenjeje, kuzhinë të pajisur plotësisht, banjo moderne dhe një ballkon perfekt për relaksim, ky apartament kombinon stilin dhe komoditetin. Me ajër të kondicionuar, Wi-Fi falas dhe parkim në vend, është ideal si shtëpi pushimi ose si pronë investimi në një vend të shkëlqyer pranë restoranteve, kafeneve dhe dyqaneve.