Prona Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Jeni lodhur nga stresi i jetës në qytet, bllokimi i trafikut, zhurmat e vazhdueshme dhe ajri i ndotur? Bëjini vetes një dhuratë, ndërtoni shtëpinë tuaj në komunitetin e qetë të fshatit te Zvërnecit. Rrethuar me gjelbërim dhe në një distancë të shkurtër nga plazhi me rërë i zonës. Prane te gjitha sherbimeve kryesore dhe qytetit te Vlores. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajen!
Hotel per Shitje ne Vlore. E ndërtuar në vitin 2021, e vendosur në zonën më të frekuentuar të qytetit, shëtitoren Lungomare. Pranë detit, ky hotel ofron pamje mahnitëse, parking të dedikuar, dhomë lavanderie, dhomë mëngjesi dhe gjithçka që i nevojitet një hoteli.
VILE me kater KATE ne TIRANE ne SHITJE. Vile me hapesire, me kopesht te madhe dhe pamje te kendeshme.
Shtëpi Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. E ngritur mbi koder vetëm pak minuta nga qendra e qytetit të Vlorës, Kanina është një nga zonat më strategjike për investime në pasuri të paluajtshme në jug të Shqipërisë. E njohur për pamjet panoramike të detit, klimën e butë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur historike. Me Kështjellën e saj legjendare, një fortesë të lashtë që tregon histori mbretëreshash, betejash dhe traditash shekullore. Kanina ofron një ekuilibër të jashtëzakonshëm midis natyrës, privatësisë, qetësisë dhe afërsisë me stilin modern të jetesës së Vlorës. Investimi në Kaninë do të thotë te sigurosh pjesen më të mirë të së ardhmes së Shqipërisë - ku sharmi autentik, jetesa luksoze dhe perspektivat e forta të rritjes se vlerës bashkohen në një destinacion të jashtëzakonshëm.
Shtëpi Njëkatëshe Me Oborr Privat Dhe Pamje Nga Deti Në Shitje Në Babicë Të Madhe Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një shtëpi private në periferi të qytetit me një pamje panoramike, mos kërkoni më tej. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar me një çmim të pabesueshëm. E vendosur në një zonë të qetë të Vlorës. Një fshat me shumë gjelbërim, me strukture urbane dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme. Vetëm 20 minuta larg qendrës së qytetit. Ka një oborr të rrethuar me një pamje të mrekullueshme nga deti. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!