Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Dhërmi Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Bëjeni çdo ditë të jashtëzakonshme duke qenë pjesë e Square Village Residence në Dhërmi. Zgjohuni me pamje panoramike të detit Jon dhe shijoni flladin e lehte dhe freskues të natyrës mesdhetare. E vendosur vetëm pak hapa larg plazhit, rezidenca siguron qetësi, ndërkohë që është pranë të gjitha shërbimeve thelbësore dhe lehtësisht të aksesueshme nga destinacione të tjera të njohura të Rivierës. Perfekte për të gjithë ata që janë të lodhur nga rrëmuja, zhurma e vazhdueshme, ajri i ndotur dhe jeta stresuese. Përveç kësaj, është një mundësi e shkëlqyer investimi me kthim të lartë të të ardhurave!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Square Village Dhërmi, Vlorë Shqipëri. Të jesh pjesë e rezidencës Square Village do të thotë të investosh aty ku luksi takon detin dhe ku jeta private eshte pjesë e natyrës. I projektuar me kujdes duke pasur parasysh qetësinë, komoditetin dhe një stil jetese të bukur bregdetar. I vendosur në vijën e dytë nga plazhi në Dhërmi, i njohur si kurora e Rivierës Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar për të gjitha në një - një vend pushimi, një investim per qera dhe shtëpinë tuaj të përhereshme pranë detit, ky apartament është një zgjedhje ideale me një çmim të pakrahasueshëm!
Studio Me Pamje Nga Deti Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Nëse doni të jetoni në qendër të qytetit, njëkohësisht ne një lagje të qetë, ky apartament është zgjedhja perfekte. Vetëm pak sekonda larg plazhit dhe pak hapa larg nga të gjitha shërbimet kryesore, ai kombinon komoditetin me aksesueshmërinë. Aktualisht në ndërtim e sipër, prona ofron një planimetri të projektuar me zgjuarsi për të maksimizuar hapësirat e lira dhe ambiente të brendshme plot dritë. Përtej të qenit një shtëpi ideale për shkak të sipërfaqes së saj të vogël, ajo përfaqëson gjithashtu një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë të të ardhurave nga qeraja. Duke marrë parasysh vendndodhjen e saj në fillim të lungomares së re dhe afërsise me portin kryesor të qytetit dhe Universitetin.
Apartament Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Zotëroni një copë të Rivierës Shqiptare! Studio krejtësisht e re me ndërtime pothuajse të përfunduara. Në një lokacion primar në qendër të qytetit, në vijën e dytë nga plazhi dhe pranë portit kryesor. Ndodhet pranë Vlora Marinë, projektit më prestigjioz në qytet dhe në fillim të lungomares më të re të zonës së plazhit te vjetër. Ofron pamje marramendëse të detit Adriatik dhe potencial të lartë qeraje. Investim perfekt ose një arratisje ideale për pushime!
Shtëpi Private Me Verandë Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. E vendosur në një zonë periferike të qetë dhe të gjelbër të Vlorës. Larg nga rremuja dhe zhurma e jetës së qytetit dhe prane të gjitha lehtësirave të nevojshme. Vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe lungomarja. Ka një verandë të madhe perfekte për t'u çlodhur dhe për të shijuar kohën me familjen tuaj. Bëjeni tuajën me një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament Për Shitje Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. I pozicionuar në një lokacion perfekt në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Vlorës. Në vijën e dytë të ndërtesave në lungomare. Afër qendrës së qytetit, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Ofron një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë nga të ardhurat nga qeraja dhe ta përdorin për Airbnb/Booking!
Apartament Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. A po kërkoni një apartament të sapo përfunduar, në një lagje të qetë, por shumë afër qendrës së qytetit? Ne kemi zgjedhjen e duhur për ju! I vendosur në një nga lagjet më të mëdha dhe të mirë organizuara të Vlorës. Një zonë e qetë, por plot jetë, e rrethuar nga të gjitha sherbimet e nevojshme. Si markete, kafene, shkolla dhe stacione transporti publik. Gjithashtu shumë afër zonës së plazhit të vjetër. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Përjetoni kombinimin perfekt të elegancës dhe arredimit bashkëkohor në këtë apartament komod, të vendosur në kodrën e vogël plot gjelbërim të zonës së Ujit të Ftohtë. Në një distancë të shkurtër nga plazhi dhe lungomare 2. Një lagje e qetë dhe panoramike jo shumë larg qendrës së qytetit. Shijoni bukurinë e pakrahasueshme me pamjen gjithëpërfshirëse nga mali dhe pamjen anësore nga deti. Nëse jeni duke kërkuar për shtëpinë tuaj të përhershme apo një pronë për investim, ky apartament është zgjedhja ideale!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Përjetoni kombinimin ideal të elegancës dhe arredimit modern bashkëkohor në këtë apartament të ri me një pozicionim perfekt. I vendosur në zonën prestigjioze të Ujit të Ftohtë, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe lungomarja. Afër qendrës së qytetit, në një lagje të qetë dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet kryesore. Ofron komoditet dhe qetësi në të njëjtën kohe. Është një mundësi që nuk duhet humbur!