Pasuri Te Patundshme Ne Shitje Ne Narte Vlore,Ne Jug Te Shqiperise. Ndodhet ne fshatin me te vogel dhe me te qete te Vlores. Ne qender te Nartes, vetem pak minuta larg plazhit. E ndërtuar së fundmi, por jo e përfunduar, ju jep mundësinë ta organizoni dhe ta arredoni ashtu siç e keni imagjinuar gjithmonë shtëpinë tuaj të ëndrrave. Pranë çdo shërbimi të nevojshëm dhe larg zhurmes dhe rremujes së jetës së qytetit. Është një mundësi që nuk duhet humbur!
Shtepi Private Dy Kateshe Per Shitje Ne Narte, Vlore Shqiperi. Nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi të bollshme në zonat periferike të qytetit, mos kërkoni më tej. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer për të ofruar. Ndodhet ne zonen e qete te Nartes. Një fshat plot gjelbërim, plazhin me rërë, lagunën, kishat dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme. Vetëm 2 minuta larg plazhit dhe në një distancë të shkurtër nga qyteti i Vlorës. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajin!
Prona Per Shitje Ne Radhime Vlore,Ne Jug Te Shqiperise. Ndodhet ne nje pozicion perfekt, ne nje koder te vogel te zones se Radhimes. Një nga plazhet më të preferuar nga vendasit dhe turistët gjatë stinës së verës. Ofron një pamje mbresëlënëse nga deti dhe gjiri i Vlorës. I vendosur mes gjelbërimit karakteristik të zonës dhe nuancave të blusë së ujit të kristaltë të detit Jon. Këtu do të gjeni qetësi dhe privatësi. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi!
Prona Per Shitje Ne Zvernec, Vlore Shqiperi. Ndodhet ne nje pozicion perfekt, ne fshatin e vogel te Zvernecit. Një nga zonat më tërheqëse dhe më të frekuentuara të Vlorës nga turistët. Për shkak të pozicionit të tij gjeografik, plazheve ranore me ujin e kristaltë të detit Adriatik, afërsisë me lagunën e Nartës, ishullit të Zvërnecit me manastirin e tij dhe kulturës së vendasve. Gjithashtu në një distancë të shkurtër me qytetin e Vlorës. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Prona Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Jeni lodhur nga stresi i jetës në qytet, bllokimi i trafikut, zhurmat e vazhdueshme dhe ajri i ndotur? Bëjini vetes një dhuratë, ndërtoni shtëpinë tuaj në komunitetin e qetë të fshatit te Zvërnecit. Rrethuar me gjelbërim dhe në një distancë të shkurtër nga plazhi me rërë i zonës. Prane te gjitha sherbimeve kryesore dhe qytetit te Vlores. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajen!
Apartament 2+1 Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. I vendosur në kodrën e qetë të zonës së Ujit të Ftohtë. Mes gjelbërimit, vetëm pak hapa larg plazhit dhe lungomares, i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe afër qendrës së qytetit. Ajo ofron një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse familjare. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit, e bollshme dhe plot dritë. Mos e humbisni mundësinë dhe behuni të parët që jetoni në të!
Prona Per Shitje Ne Radhime Vlore, Riviera Shqiptare. Ndodhet i pozicionuar perfekt, perballe plazhit dhe buze rruges. Në një kodër të vogël, të rrethuar me gjelbërim që duket si një ballkon natyral me një pamje mbresëlënëse të gjirit të Vlorës. Radhima është një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara nga turistët dhe banorët gjatë stinës së verës për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ujit të kristaltë të detit Jon dhe afërsisë me qytetin e Vlorës. Është edhe ajo pjesë e qytetit, ku po bëhen me shumë investime si në sektorin publik dhe ne atë privat. Bëjeni tuajen me çmim të pakrahasueshëm!
Studio Per Shitje Ne Vlore,Ne Jug Te Shqiperise. Nëse jeni duke kërkuar për një apartament të vogël për të investuar në Vlorë, me një pamje mbresëlënëse të ujit të kaltër të detit Jon, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. Ndodhet ne nje nga pjeset me te bukura, te qeta dhe me te deshirueshme te qytetit, ne zonen e Ujit te Ftohte. Ne nje distance te shkurter ne kembe nga plazhi dhe lungomarja, i rrethuar me te gjitha sherbimet e nevojshme dhe larg zhurmes dhe rremujes se jetes se qytetit. Mos e humbisni rastin dhe bejeni tuajin!