Tokë Për Shitje Në Ksamil-Sarandë, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të zotëruar një truall të shkëlqyer toke në Ksamil, një nga destinacionet më të bukura bregdetare përgjatë Rivierës Shqiptare. I njohur për ujërat e tij kristalore, plazhet me rërë të bardhë, sharmin mesdhetar dhe qetësinë e tij. Ksamili është një destinacion kryesor si për turistët po ashtu edhe për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse në pasuri të paluajtshme. Është gjithashtu pjesë e zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit, i mbrojtur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Nëse po zhvendoseni, po mendoni të investoni apo ëndërroni një stil të ri jetese - kjo është mundësia juaj për të zotëruar diçka vërtet unike në një nga tregjet më premtuese të pasurive të patundshme në Rivierën Shqiptare, pikërisht në qytetin e bukur të Vlorës. E vendosur në vijën e parë të ndërtesave në Lungomare, vetëm pak sekonda larg plazhit. E projektuar për familjet që dëshirojnë një jetesë moderne, luksoze dhe të sofistikuar. Ofron aksesueshmeri tepë të lehtë në të gjitha fasilitetet kryesore, qetësinë bregdetare dhe privatësi. Përveç kësaj, është një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja.
Prona Komerciale Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Nëse jeni duke kërkuar për një pronë të bollshme për të investuar dhe për të hapur aktivitetin tuaj të biznesit, hidhini një sy opsioneve tona. Ndodhet ne nje lokacion primar, buze rruges kryesore te qytetit. Një zonë e lidhur mirë me pjesët e tjera të Vlorës dhe me një numër të madh banorësh. Në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe afër zonës historike. Është një mundësi që nuk duhet humbur!
Tokë E Ndërtueshme Në Shitje Në Radhime, Vlorë Riviera Shqiptare. A po kërkoni per një investim të shkëlqyer në zemër të Rivierës Shqiptare? Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale për investitorët dhe sipërmarrësit. Kombinim perfekt i bukurisë natyrore, vendndodhjes strategjike, potencialit të pakrahasueshëm të zhvillimit dhe zonës së favorshme per biznes. E pozicionuar vetëm pak minuta larg detit Jon dhe shëtitores kryesore, ajo ofron një pamje mahnitëse. Nxitoni dhe bëjeni tuajën!
Apartament 2+2 Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Vlora me bukurinë e saj të pamohueshme dhe pozicionin e saj strategjik gjeografik, është qyteti më i frekuentuar në Rivierën Shqiptare gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, platforma si Airbnb/Booking përdoren gjerësisht. Ka një numër të lartë kërkesash nga turistët për apartamente të mëdha, por prona të tilla janë të vështira për t'u gjetur. Pra, një gjë është e sigurt se ky apartament me pamje nga deti ofron një investim të sigurt me kthime të larta dhe shumë të shpejta nga qeraja. I vendosur në zonën e Ujit të Ftohtë, me pamje nga deti, pranë lungomare 2, në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe vetëm disa hapa larg nga të gjitha shërbimet e nevojshme. Një pozicion i qetë me një mjedis natyror piktoresk, por në të njëjtën kohë me një jetesë bregdetare moderne dhe plot gjallëri.
Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Zonën E Plazhit Të Vjetër, Në Vlorë Riviera Shqiptare. Ky apartament modern me pamje nga deti ka gjithçka që i duhet një prone për të qenë një investim i zgjuar me potencial të fortë. Ideal për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking, si dhe për qera afatgjatë ose thjesht për ta rishitur më vonë. Ofron një kombinim të rrallë te privatësise, elegances, komoditetit, pamjes mbresëlënëse nga deti dhe qetësise me afërsine e pakrahasueshme me qendrën e qytetit, projektet më prestigjioze, atraksionet turistike dhe vetëm pak sekonda larg plazhit të detit Adriatik, duke mos harruar se ndodhet në fillim të lungomares më të re. Nxitoni dhe bëjeni tuajën - mundësi të tilla nuk qëndrojnë gjatë në treg!