Apartament Buzë Detit Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. A po mendoni të investoni në rajonin e Mesdheut, por nuk e dini se cilin vend të zgjidhni?! Mos u mendoni dy herë, zgjidhni Shqipërinë, veçanërisht Vlorën. Qytetin ku bukuria natyrore behet bashke me jetesën urbane plot gjallëri. Vizitorët ndërkombëtarë tërhiqen nga energjia dhe atmosfera e saj familjare-miqësore, sharmi i mjedisit historik dhe qetesia e stilit te jetesës bregdetare. Nga shëtitjet me lindjen e diellit përgjatë detit deri te pamjet e perëndimit të diellit mbi det, Lungomare krijon një ndikim të drejtpërdrejtë tek të gjithë ata që kërkojnë autenticitet, komoditet dhe elegancë. Ky apartament krejt i ri ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë për ta përdorur Airbnb/Booking!
Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një pronë të re për të investuar në një qytet të bukur bregdetar me potencial të madh të ardhurash nga qeraja ose thjesht jeni duke kërkuar shtëpinë tuaj të dytë pranë detit, mos kërkoni më tej. Ky apartament i ri është një mundësi që nuk duhet humbur! I vendosur në lagjen e qetë dhe prestigjioze të Ujit të Ftohtë, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe lungomare 2. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe afër qendrës së qytetit. Me pishinë dhe zona private të gjelbëruara. Është një atraksion turistik me pamje natyrore marramendëse dhe lehtësisht e aksesueshme, por në të njëjtën kohë larg zhurmave të forta, ajrit të ndotur dhe vendeve te mbipopulluara me njerez.
Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të blerë një apartament në një nga lagjet bregdetare më prestigjioze dhe me te kërkuara të Vlorës - zona e njohur e Ujit të Ftohtë, e pozicionuar në nje distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe lungomare 2. Konsiderohet një zonë elitare banimi me projekte luksoze, infrastrukturë moderne dhe stil jetese tërheqës. Kjo pronë është ideale për Airbnb/Booking gjatë sezonit të verës, si dhe gjatë muajve të dimrit. Turistet vlerësojnë kombinimin e aksesueshmerise se shpejt per në plazh, mundësisë për shetitje, restoranteve, ambienteve të kohës së lirë dhe një atmosfere premium jetese. Nxitoni dhe bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi!
Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Zonën E Plazhit Të Vjetër, Në Vlorë Riviera Shqiptare. Ky apartament modern me pamje nga deti ka gjithçka që i duhet një prone për të qenë një investim i zgjuar me potencial të fortë. Ideal për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking, si dhe për qera afatgjatë ose thjesht për ta rishitur më vonë. Ofron një kombinim të rrallë te privatësise, elegances, komoditetit, pamjes mbresëlënëse nga deti dhe qetësise me afërsine e pakrahasueshme me qendrën e qytetit, projektet më prestigjioze, atraksionet turistike dhe vetëm pak sekonda larg plazhit të detit Adriatik, duke mos harruar se ndodhet në fillim të lungomares më të re. Nxitoni dhe bëjeni tuajën - mundësi të tilla nuk qëndrojnë gjatë në treg!